Suhareka pastrohet për heqje vizash (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Suhareka pastrohet për heqje vizash (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 19.04.2023 20:16
sukareka, pastrimi

Komuna e Suharekës të mërkurën e ka shpallur ditë pastrimi, meqë edhe komunarët edhe qytetarët janë organizuar për të mbledhur mbeturina në fshatra e qytet.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, tha se kështu po e festojnë liberalizimin e vizave.

“Evropa nuk na pranon kështu, për me hy atje duhet me qenë të pastër”, u shpreh Muharremaj.

Ndërkohë, qytetarët që morën pjesë në këtë organizimin si vullnetarë u shprehën se iniciativa të tilla duhet të bëhen më shpesh në mënyrë që qyteti i tyre të jetë më i pastërti.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.