“Sugaricat” e 14 shkurtit – Vajzat që morën guximin të jenë pjesë e garës zgjedhore (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 19.01.2021 20:52 nga Haris Ademi 19.01.2021 20:52 Partitë politike kanë futur edhe kandidatë të rinj në moshë, në listat zgjedhore të 14 shkurtit. Fjolla Ujkani, 23 vjeçare nga Vushtrria, është kandidatja më e re e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo më 2019 theu rekordin si deputetja më e re kosovare, kur udhëhoqi seancën konstituive të legjislaturës së kaluar, bashkë me deputetin më të vjetër Jahja Kokaj. Ujkani thotë se tashmë e ka fituar përvojën e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës që të kontribuojë edhe më shumë në ngritjen e çështjeve për barazi gjinore dhe për kërkesat e të rinjve të vendit. Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, më e reja është 25 vjeçarja Ardita Rrahmani nga Kaçaniku. Mosha i ka krijuar dilema në fillim, por thotë se nevoja e të rinjve për jetë më të mirë, e ka nxitur të hyjë në garë. Kurse “sugarica” e listës së Partisë Demokratike të Kosovës është 21 vjeçarja Jona Arifi. Kandidatja nga Kamenica thotë se debatet për të rinjtë kanë munguar në parlament, andaj është nevojë jetike që ata ta kenë zërin e tyre përfaqësues. Më e reja në krejt garën figuron 19 vjeçarja Diellza Rexhepi, që është futur në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Por ajo tregoi për Klan Kosova se të martën ka hequr dorë nga kandidimi, në të njëjtën ditë kur Ramush Haradinaj e promovoi atë si kandidate për deputete. Kandidatë e rinj thonë se fushata është mjaft e kushtueshme financiarisht, veçse po mundohen të përdorin forma të kontaktit me votuesit që nuk kërkojnë shpenzime të mëdha. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë