Suedia vendos kufizime për udhëtarë të shteteve të ndryshme, në mesin e tyre edhe Kosova NULL NULL 03.09.2021 10:36 03.09.2021 10:36 A man wearing a protective mask walks next to travellers as they queue up to board a boat at Stranvagen in Stockholm on July 27, 2020, during the novel coronavirus / COVID-19 pandemic. - Although the use of face masks has become taken for granted in many parts of the world, authorities of the Nordic countries (Sweden, Denmark, Norway, Finland and Iceland) and their more than 25 million inhabitants still defy the use of face masks to curb the spread of the virus. (Photo by Jonathan NACKSTRAND / AFP) (Photo by JONATHAN NACKSTRAND/AFP via Getty Images) Qeveria e Suedisë sot ka vendosur kufizime të reja të udhëtimit, si përpjekje për të reduktuar mundësitë e përhapjes së COVID-19. Kufizime të përkohshme për udhëtarë që donin të vizitonin Suedinë pati që nga 19 marsi i vitit 2020, që atëherë këto kufizime janë hequr kohë pas kohe teksa me vendimin e fundit disa udhëtarëve të disa vendeve u ndalohet hyrja deri më 31 tetor, shkruajnë mediat suedeze, transmeton Klankosova.tv. Ndalimi i hyrjes nënkupton që udhëtari që udhëton në Suedi nga një shtet tjetër përveç një shteti të ZEE -së ose Zvicrës do t’i refuzohet hyrja në vend. Shtetasve nga SHBA, Izraeli, Kosova, Libani, Mali i Zi ose Maqedonia e Veriut u ndalohet hyrja në Suedi që nga 6 shtatori. Shtetasit që kanë leje qëndrimi në Suedi e të njëjtit kanë nevoja veçanërisht urgjente ose që duhet të kryejnë funksionet e nevojshme për të hyrë në Suedi duhet të kenë një test negativ të COVID-19 jo më të vjetër se 48 orë. Ndryshimi vjen pas publikimit të fundit të rekomandimeve të Bashkimit Evropian që u vendos më 30 gusht 2021 bazuar në informacionin nga Autoriteti i Kontrollit të Sëmundjeve të Transmetueshme të BE -së (ECDC) mbi situatën e përkeqësuar me COVID-19 në këto vende. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.