Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Suedia injoron Kosovën, trajneri i tyre bën llogaritë vetëm me Zvicren e Slloveninë

NULL NULL
13.12.2024 18:13
Trajnerit të Suedisë, Jon Dahl Tomasson, duket se nuk i bënë fare përshtypje kombëtarja e Kosovës.

Pas shortit për kualifikimet në kampionatin evropian, ku suedezët do të ndeshen me kosovarët, zvicëranët e sllovenët, ai nuk i përmendi fare “Dardanët”.

“Zvicra është skuadër shumë e mirë. Ata humbën në penallti nga Anglia në çerekfinale të Kampionatit Evropian këtë verë dhe janë ekip të cilin e njohim mjaftë mirë. Sllovenia po ashtu avancoi në fazën nokaut të Evropianit. Nuk është grup ëndrrash, por ka mundur të jetë edhe më i vështirë”, deklaroi ai, shkruan svenskafans.com, transmeton Klankosova.tv.
Selektori suedez e konsideron Kosovën si një skuadër të “dobët”.
“Kosova është një nga skuadrat më të mira që kemi mundur të marrim nga ky grup, por ne donim një sfidë”, u shpreh ish-sulmuesi i Danimarkës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.