Suedia fiton Eurovizionin, Shqipëria e 16-ta NULL NULL 24.05.2015 07:28 24.05.2015 07:28 Kënga “I’m Alive” nuk arriti të marrë pikët e mjaftueshme për të fituar eurovizionin e këtij viti. Edhe pse një paraqitje shumë e mirë e këngëtares Elhaida Dani, e cila me përformancën e saj ndezi skenën e këtij eventi ajo mbeti e 16 –ta në renditje. Festivalin e këngës Eurovizion e fitoi pjesëmarrësi i Suedisë ndërsa e dyta u rendit këngëtarja e Rusisë. Ndërsa pas saj në pesëshen e parë hynë edhe Italia, Australia dhe Belgjika Shqipëria arriti të marrë gjithsej 34 pikë dhe ato i mori nga Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia. Kënga përfaqësuese e Shqipërisë mbante numrin rendor 26, i parafundit në radhën e konkurrentëve të kësaj finaleje të madhe për edicionin e 60 të “Eurovision”, e që shërbeu gjithashtu edhe si kodi identifikues në të cilin ajo mund të votohej nga të gjithë shqiptarët anembanë botës. Me performancën e saj ajo ndezi skenën e Eurovizionit, dhe sondazhe të shumta i paraprinte fitores, por votat e publikut nuk e dërguan atë në fitore *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.