19:38, 29 Janar 2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka takuar ministren e jashtme të Suedisë, Margot  Wallström, njofton Klan Kosova.

Të dy krerët e diplomacive kanë vlerësuar lartë nivelin e marrëdhënieve shumë të mira në mes dy vendeve, duke shkëmbyer pikëpamje mbi mundësitë dhe potencialet ende të pashfrytëzuara, që do të mund t’i jepnin shtytje të reja rritjes dhe thellimit të këtij bashkëpunimi.

“Zhvillova një takim të rëndësishëm me ministren e jashtme të Mbretërisë së Suedisë, znj Margot  Wallström. Ri-konfirmuam nivelin e marrëdhënieve shumë të mira, që tashmë ekzistojnë në mes dy vendeve dhe miqësisë në mes dy popujve. E falënderova për gjithçka, që shteti nordik ka bërë para, gjatë dhe pas pavarësisë”, ka thënë Pacolli.

“Suedia, do të mbështesë pa rezerva rrugëtimin e integrimit evropian dhe ndërkombëtarë të vendit tonë, procesin e liberalizimit të vizave dhe projektet, që ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së shtetasve tanë. Ekzistojnë shumë mundësi ende të pashfrytëzuara edhe në nivelin dy-palësh. Duam dhe presim më shumë investime suedeze në vend”.

Zbatimi i Agjendës së Reformave Evropiane, procesi i përshpejtimit të integrimit në Bashkimin Evropian,  dialogu me Serbinë, mbështetja suedeze në Kombet e Bashkuara brenda periudhës kohore dy vjeçare si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, organizimi i një Forumi Ekonomik në mes dy vendeve, modeli suedez i Zonave të Lira Ekonomike kanë disa nga çështjet tjera të diskutimit.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë