Subvencionimi i teksteve shkollore, anëtarët e Komisionit Hetimor nga PDK-ja akuzojnë Nagavcin për keqpërdorime NULL NULL 15.08.2024 14:09 15.08.2024 14:09 Foto: Ekonomia Online Zëvendëskryetari i Komisionit Hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore, Ardian Kastrati, dhe Bekim Haxhiu, anëtar i këtij komisioni, kanë mbajtur një konferencë për media ku akuzuan ministren e arsimit, Arbërie Nagavci, për keqpërdorime pas vendimit për formën e shpërndarjes së librave. Sipas deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, organet e drejtësisë duhet të nisin hetimet, meqë pretendojnë se ka shkelje ligjore, njofton Klankosova.tv. Nga ky proces ligjvënësit thonë se dëmtohen nxënësit e prindërit, derisa ministren Nagavci e quajtën të paaftë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.