19:56, 14 Prill 2019

“Substanca të paligjshme” mund të kenë qenë shkaktar në vdekjen e një 13 vjeçari të gjetur pa ndjenja në një park në Angli, thotë policia.

Carson Price u gjet në park, rreth një milje larg nga shtëpia e tij në Hengoed, të premten në mbrëmje.

Të dielën, familja lëshoi një deklaratë të shkurtër duke thënë: “Carson ishte një djalë i ndritur dhe i dashur. Ai ishte vëllai më i mirë”, transmeton Klan Kosova.

Policia konfirmoi se ‘substancat ilegale’ po konsideroheshin si një faktor kryesor për vdekjen e djalit.

Adoleshenti u gjet afër një fushe të Rugby rreth orës 7:20 në rrugën Caerphilly. Ai u dërgua në spitalin e Uellsit ku edhe u shpall i vdekur.

Nëna e tij, Tatum Prive, shkroi në Facebook të shtunën: “Jam thyer, jeta ime ka mbaruar. Ju lutem ndihmoni për të gjetur se kush i ka shitur këto barna djalit tim. Jeta ime është shkatërruar, fëmija im ka shkuar”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë