Su Redford është nënë e 21 fëmijëve NULL NULL 27.02.2020 09:00 27.02.2020 09:00 Familja më e madhe në Britani do të zgjerohet edhe më shumë, pasi nëna e 21 fëmijëve, Su Redford, do të bëhet përsëri nënë dhe gjyshe. Në faqen e familjes në “Facebook” ata shkruajnë: “Çfarë viti emocionues do të jetë me lindjen e fëmijës sonë në 6 javë dhe nipit në shtator. Urime Milli! Do të jesh një mama e shkëlqyer”. Milli ka lindur në vitin 2001 dhe bën 19 vjeçe në gusht, shkruan Mirror përcjellë Klan Kosova. Su, ngeli shtatzënë për të parën herë në moshën 13-vjeçare. Ajo tashmë ka 21 fëmijë. Çifti shpenzon 30 mijë paundë në vit për fëmijët e tyre. Familja ka vuajtur dhe një tragjedi, pasi në vitin 2014, fëmija i tyre Afli, vdiq pak pas lindjes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.