S’u jep leje, Serbia ua pamundëson Bislimit e Sveçlës vizitën në Luginën e Preshevës NULL NULL 15.08.2022 22:07 15.08.2022 22:07 Serbia u ka refuzuar lejën për vizitë në Luginën e Preshevës, zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, si dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçlës. Kështu merr vesh Klankosova.tv nga burimet e saj, ndërsa mësohet se vizita e tyre ishte paraparë të ndodhë këtë të hënë. ”Po. Ka qenë e planifikuar që të ndodhë sot, por që me moslejim, vizita nuk është realizuar”, i ka thënë një burim Klanit. Vizita e tyre ishte planifikuar të zhvillohej në Luginën e Preshevës, pas një ftese e cila iu ishte bërë Bislimit dhe Sveçlës nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 3 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë