Stuhia në Japoni: Miliona njerëz evakuohen pasi tajfuni Nanmadol arrin në tokë NULL NULL 18.09.2022 12:53 18.09.2022 12:53 Një nga tajfunet më të mëdhenj që ka goditur ndonjëherë Japoninë, e ka prekur tashmë ishullin jugor, Kyushu. Tajfuni Nanmadol ka sjellë erëra të paktën me 180 kilometra në orë, e në disa vende reshjet e shiut kanë shkuar në 500 milimetra gjatë ditës së sotme. Të paktën katër milionë njerëzve u është thënë të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Priten përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu, teksa shërbimet e trenave, tragetet dhe qindra fluturime janë anuluar. Tajfuni arriti në tokë pranë qytetit të Kagoshimas, në majën jugore të Kyushus, mëngjesin e sotëm. Kyushu është më jugori nga katër ishujt që përbëjnë pjesën kryesore të Japonisë dhe ka një popullsi prej më shumë se 13 milionë njerëz, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme "11 ambulanca dhe 100 kamionë me ndihma të dërguara nga Turqia arrijnë në Gaza" 15 minuta më parë
Lajme IDF: Dy ushtarë të plagosur gjatë operacionit për të shpëtuar pengjet në Gaza 48 minuta më parë