Stuhia në Florida, planifikohen përpjekjet për shpëtim nga toka, ajri e deti NULL NULL 29.09.2022 00:41 29.09.2022 00:41 Hurricane Hunter flight into Ian Florida është e përgatitur për përpjekjet e shpëtimit nga toka, ajri e deti për të gjithë banorët të cilët janë të rrezikuar nga përmbytjet që e kanë përfshirë shtetin si pasojë e erërave të forta. Kështu ka thënë Kevin Guthrie, drejtor i Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave në Florida, gjatë një konference, i cili tha se stuhia do të vazhdojë sot dhe një pjesë të madhe të ditës nesër, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Guthrie kërkoi që individët të mos marin varka personale dhe të “vetë-vendoseshin” për të bërë shpëtime. Kujtojmë se deri më tani, si pasojë e përmbytjeve mbi 1.3 milion banorë në Florida kanë mbetur pa energji elektrike, kurse qindra mijëra të tjerë janë detyruar që të evakuohen nga shtëpitë e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.