Stuhi e fuqishme në Suboticë, aksidentohen 14 automjete (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Stuhi e fuqishme në Suboticë, aksidentohen 14 automjete (VIDEO)

NULL NULL
28.03.2023 19:10
subotice aksident

Një përplasje e rëndë zinxhirore me 14 automjete ka ndodhur sot në Serbi, gjegjësisht në rrugën Baçka Topola-Suboticë, pak para orës 15:00.

Siç raportojnë mediat atje, aksidenti ka ndodhur si pasojë e një stuhie që ka ndodhur në këtë pjesë të Serbisë, e cila ka ulur ndjeshëm dukshmërinë, transmeton Klankosova.tv.

Dhjetë persona u plagosën nga përplasja, raportoi transmetuesi publik i Serbisë.

Në pamjet e publikuara, automjetet e dëmtuara rëndë mund të shihen nën një re të madhe pluhuri.

Sipas RTS, nuk ka pasur viktima.

Në spitalin e Suboticës janë trajtuar 10 pacientë dhe sipas zyrtarëve atje, asnjë nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetën.

Pamjet që kanë publikuar mediat serbe paraqesin një gjendje kaotike në këtë rrugë.

Një video e incizuar nga brenda një makine, tregon më së miri situatën e krijuar nga kjo stuhi.

Personat që gjendeshin në të dalin nga rruga dhe ndalin automjetin e tyre për t’i paralajmëruar automjetet tjera që të mos futen në atë rrëmujë. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS