Studiuesit spanjollë po testojnë nëse Vitamina D zvogëlon rrezikun nga Covid-19 - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Studiuesit spanjollë po testojnë nëse Vitamina D zvogëlon rrezikun nga Covid-19

NULL NULL
21/04/2020

Vitamina D, është objektivi i fundit për studiuesit që hulumtojnë opsionet e trajtimit të koronavirusit.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar që vitamina, e cila vjen kryesisht nga ekspozimi në diell dhe është thelbësor për një sistem të shëndetshëm imunitar, mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër infeksioneve të tjera të frymëmarrjes, njofton Klan Kosova.

Tani, studiuesit spanjollë kanë filluar një testim dhjetëjavorë për të parë nëse vitamina D mund të ndihmojë gjithashtu me Covid-19.

Pra, a duhet të marrim të gjithë shtesë vitamine D, për të zvogëluar shanset tona për të marrë koronavirusin ose për t’i ndihmuar trupat tanë ta luftojnë atë?

Studiuesit e Universitetit të Granadës po kryejnë një test për të hulumtuar nëse doza të larta të vitaminës D mund të trajtojnë simptoma të buta të Covid-19, të tilla si dhimbje koke, ethe dhe lodhje, dhe parandalojnë pacientët të përkeqësohen dhe të kenë nevojë për kujdes spitalor.

Dyqind pacientë të moshës 40 deri në 70 do të marrin ose 625 mcg (mikrogram) të vitaminës D në ditë, ose thjesht ilaçet e tyre të zakonshme.

Kjo është shumë më e lartë sesa doza ditore e rekomanduar prej 10 mgg në Mbretërinë e Bashkuar.

Nëse testimi sugjeron se vitamina D nuk lejon përparimin e koronavirusit, ai mund të përdoret si një trajtim në komunitet dhe spitale.

Sidoqoftë, do të duhen më shumë studime për të konfirmuar gjetjet dhe dozën e kërkuar për të pasur një efekt.

Mjeku britanik Alison Tedstone, thotë se nuk ka ende prova të mjaftueshme për të mbështetur rekomandimin e vitaminës D për zvogëlimin e rrezikut të Covid-19.