Studimi thotë se COVID-19 mund të ketë arritur në SHBA në dhjetor – më herët se që mendohet

Studimi thotë se COVID-19 mund të ketë arritur në SHBA në dhjetor – më herët se që mendohet

1 javë më parë

Koronavirusi vdekjeprurës mund të ketë qarkulluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga fillimi i dhjetorit të vitit të shkuar.

Kjo i bie sipas një hulumtimi të UCKA, se virusi ka qenë i pranishëm rreth një muaj më parë se që konstaton Qendra Për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Ky studim, i publikuar të enjten e kaluar ka gjetur të dhëna statistikore të cilat tregojnë qartë rritje klinike të vizitave spitalore nga pacientë të cilët janë ankuar për probleme me frymëmarrje në javët e para të dhjetorit e deri më 22 të këtij muaji.

Rasti i parë i ditur me COVID-19 në SHBA mendohet se është një pacient nga Washingtoni i cili kishte vizituar Wuhanin, në Kinë.