20:00, 22 Prill 2019

Ne e dimë që qentë kanë aftësinë të kthejnë një ditë të keqe në një të mirë.

Por, a e dini që të pasurit një qen ju bën të keni një gjumë më të mirë gjatë natës?

Sipas një studimi të fundit, qentë ndihmojnë pronarët e tyre të bëjnë një gjumë të rehatshëm, madje janë si terapi e çrregullimit të gjumit, transmeton Klan Kosova.

Studimi thotë tutje se qentë janë të prirur për të lehtësuar ankthin dhe humorin e keq.

Në pak fjalë, qentë ndihmojnë të relaksoheni dhe të hiqni dorë nga stresi dhe nga ana tjetër ndihmojnë të bini në gjumë shumë më lehtë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë