Studimi: Pini kafe pa sheqer dhe yndyrë, jetoni më gjatë NULL NULL 19.06.2025 15:53 19.06.2025 15:53 Kafja e pastër mund të ulë rrezikun e vdekjes, kurse më pak kur përzihet me sheqer dhe yndyrë (cream). Një studim nga Universiteti Tufts në Boston, SHBA, tregon se pirja e 1-2 filxhanëve kafe të zezë në ditë lidhet me rrezikun më të ulët të vdekjes, sidomos nga sëmundjet e zemrës, përcjell e përditshmja britanike “The Independent”. Rezultatet treguan se kafja pa sheqer dhe pa yndyrë të shtuar ul rrezikun me 14–16%. Por nëse kafeja përzihet me shumë sheqer dhe yndyrë të ngopur, efekti pozitiv zhduket. Sipas autores së studimit, Fang Fang Zhang, përfitimet vijnë nga përbërësit bioaktivë të kafesë, por shtesat e dëmshme e zvogëlojnë efektin. Studimi analizoi të dhënat e 46,000 të rriturve nga viti 1999 deri në 2018 dhe u publikua në revistën The Journal of Nutrition. Autorët theksojnë se kufizimi i sheqerit dhe yndyrës është në përputhje me udhëzimet zyrtare për një dietë të shëndetshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova PDK: Kosova nuk do të heshtë së kërkuari drejtësi për viktimat e dhunës seksuale 39 sekonda më parë
Kosova Familja Muleci, një vit pas vdekjes së vëllait dhe babait: “Doktori na i mbyti të dytë” (VIDEO) 6 minuta më parë