Studimi: Përdorimi i ChatGPT ju bën ‘budallenj’ NULL NULL 22.06.2025 09:46 22.06.2025 09:46 Një studim i ri nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit (MIT) me seli në ShBA zbuloi se përdorimi i ChatGPT mund të çojë në rënie njohëse. Studiuesit e MIT Media Lab i ndanë pjesëmarrësit në tre grupe dhe u kërkuan atyre të shkruanin ese vetëm duke përdorur ChatGPT. Skanimet e trurit u kryen gjatë shkrimit të esesë me një elektroencefalogram (EEG) gjatë detyrës. Më pas, esetë u vlerësuan si nga njerëzit ashtu edhe nga mjetet e inteligjencës artificiale (IA), transmeton Klankosova.tv Studimi tregoi se grupi që përdorte vetëm ChatGPT kishte aktivizimin më të ulët nervor në disa pjesë të trurit dhe kishte vështirësi në kujtesën ose njohjen e shkrimit të tyre. Ndërsa, grupi që nuk përdorte teknologji ishte më i angazhuari, duke treguar si angazhim kognitiv ashtu edhe ruajtje të kujtesës. Studiuesit më pas zhvilluan një seancë të dytë, ku grupit ChatGPT iu kërkua ta kryente detyrën pa ndihmë. Por performuan keq me shkrime që ishin “të anshme dhe sipërfaqësore”. Ata nga grupet e tjera ndiheshin më pak të lidhur me shkrimet e tyre dhe nuk ishin në gjendje të jepnin një citat nga esetë e tyre kur studiuesit u kërkuan ta bënin këtë. Autorët rekomandojnë që të bëhen më shumë studime rreth asaj se si çdo mjet i inteligjencës artificiale ndikon në tru. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.