Studimi: Njerëzit e përdorin rregullisht inteligjencën artificiale pavarësisht se nuk i besojnë NULL NULL 10.05.2025 12:28 10.05.2025 12:28 Një shumicë dërrmuese njerëzish përdorin inteligjencën artificiale (AI) çdo ditë, edhe pse nuk u besojnë rezultateve të saj, sipas një studimi të ri. Studiues nga Universiteti i Melburnit (Australi) dhe firma globale konsulente KPMG anketuan më shumë se 48,000 njerëz nga 47 vende midis nëntorit dhe janarit 2025 në lidhje me besimin, përdorimin dhe qëndrimet e tyre ndaj inteligjencës artificiale. Studimi zbuloi se, ndërsa më shumë se dy të tretat e të anketuarve përdorin inteligjencën artificiale rregullisht, qoftë në punë, shkollë apo në kohën e tyre të lirë, vetëm 46% janë të gatshëm t’u besojnë këtyre sistemeve, transmeton Klankosova.tv “Besimi është faktori që parashikon më së miri pranimin e inteligjencës artificiale”, tha për Euronews Samantha Gloede, CEO e KPMG. “Aty ku njerëzit kanë më shumë besim është tek aftësia teknike e inteligjencës artificiale për të ofruar rezultate dhe shërbime të sakta dhe të besueshme”, thotë tutje Gloede. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete 'Venusi i Kolobrzegut' - figurina 6 mijë vjeçare e zbuluar në Pomerania i emocionon shkencëtarët 29/06/2025
Kuriozitete Pse disa mace bëhen shoqëruese llafazane, ndërsa të tjerat duken më të rezervuara? 29/06/2025