Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Studim: Të qenit i lumtur mund të ulë rrezikun e sulmit në zemër dhe në tru

NULL NULL
18.09.2024 17:39

Një studim i ri sugjeron se njerëzit që ndihen të kënaqur me jetën e tyre mund të kenë rrezik më të ulët për të pësuar sulm në zemër ose në tru.

Hulumtimi, i kryer nga Dr. Wen Sun në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës, analizoi të dhënat e mbi 120 mijë pjesëmarrësve. Rezultatet treguan se individët me nivele më të larta të mirëqenies emocionale kishin një rrezik 44% më të ulët për arterie të bllokuara, 45% më të ulët për sulm në tru dhe 56% më të ulët për infarkt.

Studiuesit sugjerojnë që kënaqësia me jetën lidhet me stilin e jetës më të shëndetshëm dhe më pak inflamacion. Ata rekomandojnë përfshirjen e aktiviteteve fizike dhe menaxhimin e stresit në kujdesin shëndetësor të përditshëm.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.