Studim: Pacientët e prekur nga COVID-19 kanë imunitet për gjashtë muaj

Studim: Pacientët e prekur nga COVID-19 kanë imunitet për gjashtë muaj

NULL NULL
4 ditë më parë

Një studim i Universitetit të Oxford-it ka zbuluar se një person që ka qenë i prekur nga COVID-19 nuk ka mundësi që të infektohet sërish për të paktën gjashtë muaj.

Hulumtimi pretendon se është e vështirë se si funksionon imuniteti thelbësor i koronavirusit, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Studimi ndoqi më shumë se 12 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor në Oxford, ku nga ata që ishin infektuar me koronavirus asnjëri nga ta nuk u infektua përsëri në periudhën afatshkurtër.

David Eyre, profesor i Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Oxfordit i cili punoi në studim, tha: “Studimi po vazhdon për të zbuluar nëse mbrojtja nga infeksioni zgjat më shumë”.

Eyre shtoi se beson që njerëzit që janë infektuar, shumica nga ta nuk do të infektohen sërish të paktën në afat të shkurtër kohor.

Ky studim vjen një javë pasi firmat bioteknike Pfizer, Moderna dhe Oxford-AstraZeneca njoftuan për rezultate premtuese nga provat e fazave të fundit të vaksinave kundër COVID-19.