Studim: Më shumë ka gjasa për mpiksje të gjakut në tru nga COVID-19 sesa vaksinat NULL NULL 17.04.2021 15:53 17.04.2021 15:53 Sipas një studimi të bërë thuhet se mpiksja e gjakut në tru është tetë deri në dhjetë herë me e lartë tek njerëzit me COVID-19 sesa ata që e marrin vaksinën. Ndonëse studimi nga hulumtuesit e Universitetit të Oksfordit është bërë vetëm te të vaksinuarit me vaksinën Pfizer dhe Moderna, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Hulumtimi, i cili përfshinte të dhënat shëndetësore të 81 milionë njerëzve në SHBA, ka analizuar se kush ka më shumë gjasa për të pasur mpiksje të gjakut në tru, personat që e kanë kaluar COVID-19 apo ata që janë vaksinuar. Edhe pse rastet e mpiksjes së gjakut në tru pas shërimit nga COVID-19 janë jashtëzakonisht të rralla, numrat tregojnë se 39 persona nga një milion kanë pasur mpiksje të gjakut dy javë pas infektimit me COVID-19, ndërsa rastet e mpiksjes nga vaksinimi janë shumë më të rralla. Por, studiuesit nga Universiteti i Oksfordit thonë se studimi i tyre, i cili ende nuk ka pasur ndonjë vlerësim nga zyrtarët qeveritarë dhe është i ndarë nga grupi i krijuesve të vaksinës nga ky universitet, është ende një punë në progres dhe duhet të interpretohet me kujdes, sepse është e vështirë të llogaritet me siguri se sa e zakonshme është mpiksja e gjakut, pjesërisht për shkak se sa të rralla janë ato. Studimi gjeti gjithashtu: – Mpiksjet ishin më të zakonshme tek njerëzit që tashmë kishin sëmundje kardiovaskulare. – 80 % e njerëzve që kanë mpiksje mbijetojnë. – Disa raste u panë në moshat nën 30 vjeç, duke treguar se ata nuk janë të imunizuar ndaj komplikimeve serioze nga koronavirusi. – Tek ata që kishin një vaksinë mARN – të tilla si Pfizer ose Moderna – ata vlerësojnë se mpiksja e gjakut në tru ndodhën në rreth katër në një milion njerëz. – Nuk ka shifra të krahasueshme drejtpërdrejt për vaksinën AstraZeneca, sepse kjo vaksinë nuk është përdorur në SHBA. Agjencia Evropiane e Barnave thotë se pas dhënies së vaksinës AstraZeneca ndodh një lloj i rrallë i mpiksjes së gjakut ku gjasat janë pesë njerëz në një milion, mirëpo këto të dhëna nuk mund të krahasohen me të dhënat e studimit sepse studimi është i bërë me të dhëna nga fushata e vaksinimit në SHBA. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Asambleja Parlamentare publikon agjendën, debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill 24 minuta më parë