Studim: Lindja e një fëmije në shtëpi, është po aq e sigurt sa në spital NULL NULL 18.08.2019 22:00 18.08.2019 22:00 Një studim i ri ka zbuluar se lindja në shtëpi është po aq e sigurt sa në spital. Ky përfundim erdhi në bazë të hulumtimit të rreth 500.000 lindjeve në shtëpi në tetë vende të botës: Kanada, ShBA, Zelandë të Re, Japoni, Angli, Suedi, Australi dhe Holandë. Nuk rezultoi të kishte asnjë rrezik në këto raste. Fëmijët erdhën në jetë shëndoshë e mirë. Gjatë procesit të lindjes nuk kishte asnjë komplikim dhe as përgjatë katër javëve të para të jetës së foshnjës. Gjithnjë e më shumë gra në vende të ndryshme preferojnë që fëmijët e tyre t’i lindin në shtëpi, shkruan dritare.net. Shpesh ata stepen për shkak të frikës së rrezikut, por ky studim hedh dritë dhe dëshmon se lindja në shtëpi është po aq e sigurt sa në spital, por vetëm nëse gjatë shtatzënisë nuk ka patur komplikime. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Pesë metoda të thjeshta që do të ndihmojnë të gjithë ata që janë shpesh të përgjumur dhe të lodhur 18/03/2024
Këshilla mjekësore Ekspertët thonë se metoda "Wim Hof" e frymëmarrjes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike 17/03/2024