Studim: Kafeja kurë magjike, ulë rrezikun për probleme të mëlçisë

Studim: Kafeja kurë magjike, ulë rrezikun për probleme të mëlçisë

NULL NULL
1 month më parë

Një studim i ri amerikan zbuloi se pirja e tre ose katër filxhanëve kafe me ose pa kafeinë në ditë, zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të mëlçisë.

Pirja e kafes bën që të ketë 21 për qind më pak mundësi të zhvillohet sëmundjet kronike të mëlçisë, 20 për qind të mëlçisë yndyrore si dhe 49 për qind më pak mundësi që të shkaktohet vdekje nga sëmundjet e mëlçisë.

Studimi për pirjen e kafes është publikuar në revistën BMC të shëndetit publik, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Autori i studimit, Dr. Oliver Kennedy ka thënë se me anë të studimit të tyre kanë vënë në pah të mirat e konsumimit të kafesë.

“Studimi ynë tregon se përdorimi i kafesë mund të jetë një formë parandaluese e sëmundjeve apo problemeve me mëlçinë”, tha Kennedy.

Ai shtoi se një studim i tillë ishte i nevojshëm, pasi që në shumë vende që janë më të varfra kanë qasje më të dobët për kujdesin shëndetësor dhe kështu rritet edhe më shumë mundësia për t’u diagnostikuar me ndonjë sëmundje të mëlçisë.