Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Studim: Gratë mund të vdesin më të reja nëse nuk bëjnë seks shpesh

NULL NULL
31.07.2024 22:08
Foto ilustruese e publikuar nga "The Sun"
Foto ilustruese e publikuar nga "The Sun"

Një studim i fundit në ShBA ka analizuar të dhënat shëndetësore dhe jetën seksuale të 14 mijë e 542 burrave dhe grave.

Studimi zbuloi se gratë e moshës 20 deri në 59 vjeçare që bënin seks më pak se një herë në javë kishin një rrezik 70 për qind më të lartë për të vdekur pesë vjet më herët në krahasim me ato që bënin seks më shumë se një herë në javë, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Gratë që bënin më pak seks u zbulua se kishin nivele të larta të një proteine ​​të lidhur me inflamacionin, i cili mund të shkaktojë dëmtime në disa qeliza, inde dhe organe të shëndetshme.

Nga ana tjetër, studimi zbuloi gjithashtu se burrat që bënin shumë seks po i bënin vetes më shumë dëm sesa mirë.

“Meshkujt me frekuencë të lartë seksuale kishin gjashtë herë më shumë gjasa të përjetonin vdekje më të hershme sesa gratë”, thanë tutje studiuesit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.