Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Studim: Gratë kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin nga arresti kardiak sesa burrat

NULL NULL
14.04.2023 15:10
Arresti kardiak
Arresti kardiak

Sipas statistikave, çdo vit mbi 6 milionë njerëz në mbarë botën vdesin nga arresti i papritur kardiak dhe shumica prej tyre janë gra.

Sëmundjet e zemrës shpesh lidhen gabimisht me burrat, sepse sipas një studimi të vitit 2019, gratë kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin nga arresti kardiak sesa burrat.

Kardiologu, Hanno Tan, foli në lidhje simptomat që mund të përjetojnë gratë dhe burrat, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

“Gratë mund të kenë simptoma të një sulmi në zemër të tilla që janë më të lehta për t’u interpretuar, si lodhje, të fikët, të vjella dhe dhimbje në qafë ose nofulla, ndërsa burrat kanë më shumë gjasa të raportojnë ankesa tipike si dhimbje gjoksi”, u shpreh ai.

Shenjat dhe simptomat që tregojnë se një person ka kaluar në arrest kardiak fillojnë me atë që nuk marrin frymë, nuk lëvizin dhe dhe nuk i përgjigjen asnjë stimulimi.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.