Studim: Cilat vende nuk besojnë në efektivitetin dhe sigurinë e vaksinave? NULL NULL 19.06.2019 11:30 19.06.2019 11:30 Njerëzit në vendet me të ardhura të larta kanë besimin më të ulët në vaksina. Rreth 20% prej tyre janë në Evropë, prej të cilëve ose nuk janë dakord ose nuk janë të sigurt nëse vaksinat janë të sigurta, sipas një sondazhi të ri global. Wellcome Trust, një organizatë bamirëse hulumtuese mjekësore në Mbretërinë e Bashkuar, analizoi më shumë se 140,000 njerëz të moshave 15 vjeç e lart në më shumë se 140 vende rreth asaj se si mendojnë dhe si ndihen për shëndetin dhe shkencën. Globalisht, 8 në 10 vetë (79%) ranë dakord se vaksinat janë të sigurta dhe 9 në 10 në mbarë botën thonë se fëmijët e tyre janë vaksinuar, por Wellcome tha se kishte disa grupe ku besimi në vaksinat ishte shqetësues. “Vaksinat, për shembull, janë një nga mjetet tona më të fuqishme të shëndetit publik dhe ne kemi nevojë për njerëzit që të kenë besim tek ato – se ato janë më efektive”, tha Jeremy Farrar, drejtor i Wellcome Trust. “Pa marrë parasysh se sa e mrekullueshme është ideja jote, sa emocionuese është trajtimi juaj i ri ose sa e fortë është shkenca juaj, duhet të pranohet nga njerëzit që përfitojnë prej saj”, shtoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 23 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 23 orë më parë