Studim: Antibiotikët mund të rrisin rrezikun për sëmundje inflamatore të zorrëve te të moshuarit - Klan Kosova

Studim: Antibiotikët mund të rrisin rrezikun për sëmundje inflamatore të zorrëve te të moshuarit

NULL NULL
2 weeks më parë

Rreziku për sëmundje inflamatore të zorrëve te të rriturit e moshës 60 vjeç e lart rritet me numrin e antibiotikëve që u përshkruhen, zbuloi një studim i paraqitur të premten.

Pas marrjes së një recete antibiotiku, të rriturit e moshuar kanë 27 për qind më shumë gjasa të diagnostikohen me sëmundje inflamatore të zorrëve ose IBD, sesa ata që nuk kanë përdorur antibiotikë brenda pesë viteve të fundit.

Atyre që u janë dhënë dy herë antibiotikë, kanë një rrezik IBD 55 për qind më të lartë, ndërsa atyre që u janë dhënë ilaçet e përdorura për trajtimin e infeksioneve tre herë, kanë një rrezik 67 për qind më të lartë. Pas katër herësh, rreziku i IBD rritet me 96 për qind, ndërsa rritet 236 për qind pas herës së pestë, thanë studiuesit.

Megjithatë, nëse pacientët vijnë me infeksione të qarta dhe kanë nevojë për antibiotikë, nuk duhet të ndalohen për shkak të këtyre gjetjeve, tha bashkautori i studimit, Dr. Adam S. Faye, në një deklaratë për shtyp.

“Shmangia e antibiotikëve me çdo kusht nuk është përgjigja e duhur”, tha Faye, transmeton Klankosova.tv

Të gjitha sëmundjet IBD shkaktohen nga inflamacioni kronik i traktit gastrointestinal që çon në dëmtim, duke rezultuar në dhimbje dhe parehati, thotë agjencia.

Rreth 3 milionë të rritur në Shtetet e Bashkuara janë diagnostikuar me IBD, vlerëson ai.

Shumica e rasteve të IBD ndodhin te njerëzit që kanë një histori familjare të sëmundjes, por disa i atribuohen dietës dhe ekspozimeve të tjera mjedisore, duke përfshirë ilaçet e përdorura për të trajtuar kushte të tjera shëndetësore, thanë Faye dhe kolegët e tij.