Studentja shqiptare “arratiset” nga Wuhani, arrin në Shqipëri

Studentja shqiptare “arratiset” nga Wuhani, arrin në Shqipëri

8 muaj më parë

Një studente shqiptare që jetonte në Kinë ka arritur të largohet nga Wuhani, qyteti i futur i pari në karantinë pasi është epiqendra e përhapjes së Koronavirusit.

Burime për A2 bëjnë të ditur se ajo ka arritur në Shqipëri pasi ka kaluar të gjitha testet dhe ka rezultuar që nuk është e infektuar. Megjithatë, ajo po mbahet në monitorim nga autoritetet shqiptare.

Në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri pesë shtetas shqiptarë dhe kinezë që kanë udhëtuar nga Pekini dhe Shangai drejt Tiranës, nëpërmjet aeroporteve të Romës, Milanos dhe Stambollit. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë.

Një ditë më parë, A2 mësoi se një tjetër studente shqiptare në Wuhan, Silvana Doçi, kishte kërkuar që të evakuohej prej andej, por për momentin nuk ishte e mundur.

Wuhani është qyteti që ka numrin më të lartë të rasteve të koronavirus, me mbi 100 vdekje të konfirmuara. Burime të A2 bëjnë me dije se studentja Silva Doçi ka kërkuar evakuim, por nuk mund të evakuohet për momentin pa karantinë.

Ambasada  në Kinë konfirmon se deri më sot nuk ka asnjë të infektuar shqiptar. Nga rreth 400 shqiptarë që ndodhen në Kinë, rreth 60 janë studentë.