Studentja që ua mëson filozofinë grave të pastreha NULL NULL 30.03.2017 13:22 30.03.2017 13:22 Në Qendrën Strehimore për Gra St.Francis House të Amerikës , studentja e kolegjit të Bostonit, Clarinda Blais për 45 minuta ka udhëhequr diskutimin për filozofi. Për çdo javë, ajo vjen me një temë filozofike për t’cilën kërkon nga gratë që të reflektojnë, shkruan The Washington Post, transmeton Klan Kosova. Këto diskutime ndodhin edhe në zonat tjera të qytetit të Bostonit si pjesë e Projektit të Filozofisë së Lirë Blais, të krijuar 18 vjet më parë, që synon t’i ndihmojë njerëzit e pastrehë që të reflektojnë në jetët dhe vlerat e tyre, si dhe të lidhen me njerëzit si ajo pavarësisht ndasisë klasore. Gjatë një diskutimi të fundit, Blais i pyeti gratë se a lindin njerëzit të mirë apo mësohen se si të jenë të tillë. Ato u pajtuan se edhe nëse jetët e tyre të mëhershme në shtëpi nuk i nxisnin që të jenë të mira, ato sërish do të mësonin si të jenë ashtu. Një grua tjetër besonte se balanci është gjëja kyçe, dhe se njerëzit mund të bëhen të mirë duke praktikuar. Ato e pranojnë se ka një lidhje mes mirësisë dhe lumturisë, por një grua deklaron se disa njerëz thjeshtë nuk kanë për të qenë të lumtur. Blaise, më pas, u thotë se teoria e Aristotelit për lumturinë është e komplikuar. Ai thotë se lumturia e ka një standard të caktuar. Të arrish lumturinë është të kuptosh se çka nënkupton e mira për njerëzit. “Produkti rrjedhimor i të mësuarit të jemi të mirë, është lumturia”, shpjegon ajo. Mirëpo nganjëherë grupi nuk arrin konsensus, dhe shpesh studentet në këto strehimore arrijnë në përfundime të kundërta me ato të filozofëve antikë. Por këto ushtrime nuk janë për të gjetur pajtim e marrëveshje, por për t’i angazhuar gratë në debate aktive, t’i bëjnë ato që t’i mendojnë dhe analizojnë pyetjet më të mëdha të jetës. “Free Philosophy Project” është përhapur në 11 strehimore për gra, burra dhe familje në Boston dhe Cambridge të Massachusetts. Blais thotë se nuk po kërkon që ta zgjidhë problemin e strehimit me filozofi, porse vetëm po kërkon që t’ua japë këtyre njerëzve një zë që ta kuptojnë botën e tyre, diçka tejet ndryshe nga mënyra se si është rritur vetë ajo, si fëmijë i një familjeje të klasës së mesme në Upstate New York. “Kjo ide funksionon me njerëz të pastrehë sepse filozofia është fusha më e qasshme akademike, sepse të lejon të reflekton në eksperiencat tua, dhe secili e ka përjetimin e vet”, pohon Blais. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Fundi i sezonit 3 të Squid Game: Çfarë do të thotë paraqitja e papritur në Amerikë për të ardhmen e serialit? 30/06/2025
Kulturë Anulohet koncerti i Manson në Londër, aktivistët protestuan pasi ai hetohet për dhunë në familje 29/06/2025