Studentët para Ministrisë së Arsimit: E duam Shqipërinë si gjithë Evropa NULL NULL 06.12.2018 11:57 06.12.2018 11:57 Studentët e të gjithë fakulteteve në Tiranë, po protestojnë para Ministrisë së Arsimit ku kërkojnë uljen e tarifave të shkollimit. Të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit janë mbushur me studentë të cilët të vetëorganizuar nga të gjithë fakultetet e janë grumbulluar para Ministrisë. Në bojkot sot janë: Studentet e Juridikut, Ekonomikut, fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe UBT. Studentëve të Tiranës u janë bashkuar dhe ata të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, që janë mbledhur në Spitallë, ndërsa po protestojnë dhe studentët e Universitetit Fan Noli në qytetin e Korçës , dhe Aleksandër Xhuvani në Elbasan, shkruan Lapsi.al, transmeton Klan Kosova. Takimi i djeshëm me Ministren e Arsimit Lindita Nikolla ka rezultuar i pafrytshëm, sepse konsistoi vetëm në premtime dhe në asnjë vendim të shkruar dhe masë të ndërmarrë konkretisht, për të anulluar së pari, pagesën prej 700 lekësh për çdo kredit të provimeve të bartura. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.