Stublla bisedon me ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, dakordohen për bashkëpunim në fushën e sigurisë

Stublla bisedon me ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, dakordohen për bashkëpunim në fushën e sigurisë

NULL NULL
1 muaj më parë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla, ka marrë pjesë në diskutimin virtual të sesionit të 75-të të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, i cili këtë vit për shkak të pandemisë COVID-19 është duke u mbajtur online.

Në kuadër të këtij sesioni, Haradinaj-Stublla ka zhvilluar një bisedë frytdhënëse me homologun kuvajtian, Ahmad Nasser Al-Mohammed Al-Sabah.

“Në margjina të sesionit të 75-të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, i cili sivjet për shkak të pandemisë COVID-19 është duke u mbajtur në mënyrë virtuale, bisedova me Ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, Ahmad Nasser Al-Mohammed Al-Sabah.”, ka njoftuar ajo.

“Biseduam për temat e interesit të përbashkët, duke theksuar nevojën e thellimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, veçanërisht bashkëpunimin në fushën e sigurisë, përmes një marrëveshjeje bilaterale që do mundëson bashkë-vendosjen e trupave të FSK-së në misione paqëruajtëse jashtë vendit.”, është shprehur kryediplomatja Haradinaj- Stublla.