Struga shpallet kampione në Superligën e Maqedonisë së Veriut NULL NULL 07.05.2023 20:02 07.05.2023 20:02 Ekipi shqiptar që garon në Superligën e Maqedonisë së Veriut në futboll, Struga është shpallur kampione. Struga siguroi titullin, pasi mposhti Sileksin në ndeshjen e sotme me rezultat 3-0. Kështu skuadra shqiptare e fitoi titullin për herë të parë në histori të klubit. Pas Shkëndijës dhe Shkupit, tani edhe Struga bëhet ekipi tjetër shqiptar që e fiton titullin në elitën e futbollit maqedonas. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.