Lajmet e fundit

Prej disa ditësh, reperi Stresi po paralajmëron fansat për një largim të përkohshëm nga muzika.
Pas deklaratës së djeshme, ku artisti njoftoi se do të tërhiqej përkohësisht dhe se kishte hequr nga rrjetet sociale të gjithë miqtë e tij, Stresi ka bërë sot një tjetër njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Përmes një postimi në Instagram, reperi ka bërë të ditur se rikthimin e tij në industrinë e muzikës e mendon për vitin 2028. Ai ka zbuluar gjithashtu se synon ta përmbyllë karrierën e tij me një koncert në zemër të Tiranës, të shoqëruar me publikimin e një albumi.
“2028-ën do të kthehem, mendoj, dhe ta përfundoj me një koncert midis Tirone dhe me një album”, ka shkruar Stresi.
