Stresi drejtuar Mbresës: Ti dhe Xhuli jeni personat që gënjejnë më së shumti në këtë shtëpi (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Stresi drejtuar Mbresës: Ti dhe Xhuli jeni personat që gënjejnë më së shumti në këtë shtëpi (VIDEO)

NULL NULL
09.02.2023 00:57

Banori i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Stresi në një bashkëbisedim që kishte me banorët e tjerë dhe vetë ato, i ka quajtur konkurrentet e tij, Mbresën dhe Xhulin si “më gënjeshtaret” në shtëpi.

Madje, Stresi ka thënë “të mos ndihet” i  barabartë me banorët e tjerë të BBVK-së, teksa këtë e ka kundërshtuar Xhuli dhe Mbresa.

E në një replikë të tij karshi tyre, Stresi ka thënë se “Xhuli dhe Mbresa duhet të flasin më shumë për aktualitet”.

“Po, ju kur nuk mbroni dot vetën e juaj. Kapeni me historitë e vjetra, ndërsa duhet me fol për aktualitet. Thjesht ka me iu dëshmue realiteti deri në fund kësaj rruge secilit”, ka thënë Stresi pos tjerash.

“Asnjëherë nuk kam rënë në kundërshtim me fjalët e mija. Personi që gënjen më së shumti në këtë shtëpi jeni ti dhe Xhuli”, ka thënë Stresi drejtuar Xhulit.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

 

lajme të ngjashme