22:58, 5 Dhjetor 2019

Pa lënë pas tragjedinë e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit, duket se jeta vazhdon.

Në një lidhje direkte gjatë edicionit informativ në Top Channel, zëvendësministrja Ornela Çuçi rrëfeu se në çdo hotel ku janë strehuar banorët janë ndezur nga vetë fëmijët, dritat e pemës së Vitit të Ri.

Nga ana tjetër, Çuçi tregoi se vazhdojnë aplikimet për strehim në hotele.

“Afërsisht rreth 4000 mijë e diçka më tepër banorë janë strehuar në qarkun e Durrësit dhe të Lezhës. Kemi shpërndarë çadra në zona rurale, kemi vendosur edhe shtëpiza, njësi lëvizëse, të pajisura me sistemin e kanalizimt të ujrave të zeza, bardha, elektricitet.”/tch/

Konkurs Pune

Lexo më shumë