Strakosha fiton përballë Gjimshitit (FOTO+VIDEO) NULL NULL 15.05.2019 23:19 15.05.2019 23:19 Kjo skuadër kaltër e zi, finalesite e Kupës së Italisë nuk është INTER. Madje këtu nuk arritën as Juventus e Milan. Trofeun po e kërkojnë ta fitojnë pikërisht skuadrat që eliminuan këta gjigantë italian, Atalanta dhe Lazio, Ndeshja nisi furishëm me tentativa të të dyja ekipeve, por rrjetat mbetën të pa prekura gjatë 45 minutave të para. Njejtë vazhdoi edhe pjesa e dytë, deri në 10 minutëshin e fundit. Heshtjen në stadiumin Olimpik në Romë e theu serbi Milinkovic Savic, që kaloi Lazion në epërsi. E vulën fituesit të Kupës, krejt në fund e dha Joakim Korrea, që shpalli skuadrën e tij kampion në këtë kompeticion. Ekipi i Thomas Strakoshas triumfoi për herë të 7-të në Coppa D’Italia, derisa shqiptari triumfoi ndaj bashkëkombësit të tij tek Shqipëria, Berat Gjimshitit. https://www.youtube.com/watch?v=r8wltnF8_ug *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 24 orë më parë