Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

STOP DUHANIT! Hapat që duhet t’i ndërmerrni

NULL NULL
15.03.2018 16:16

Duhanpirja rrit rrezikun që zhvillimit të sëmundjeve në trupin tuaj.

Por që së tymosni, atëherë rrezikoni të prekeni nga sëmundjet e zemrës – infarkti si dhe kanceri në mushkëri, shkruan Express.co.uk, përcjell Klan Kosova.

Cigarja dëmton secilin organ në trupin tuaj, sipas Qendrës për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve në Britani të Madhe.

Heqja dorë nga duhani llogaritet si problematike për shumicën e atyre që e konsumojnë.

Por ka disa hapa me të cilët do t’ia lehtësonit vetes që të largoni gishtërinjtë prej cigares.

1. Vërini vetes një datë; thuani se kjo do të jetë dita e fundit kur do të ndez cigaren – ky është hapi i parë.

2. Ndërtoni një rrjet të përkrahjes; Bëjani vetes më te lehtë këtë sfidë duke llogaritur në përkrahjen e miqve dhe familjarëve.

3. Bëhuni grup; Gjeni edhe miq tuaj të cilët e pinë cigaren dhe që duan të lënë, do ta keni më të lehtë të përballeni.

4. Vëni gishtërinjtë në punë; dunahxhinjtë duhet larguar cigaren nga gishtërinjtë, por për të mos e ndjerë mungesën e duhanit duhet marrë diçka në duar. Më e mira është të punoni diçka.

5. Shmanguni situatave provokuese; mos rrini në ambiente ku pihet duhani dhe shmanguni nga situata që provokojnë ndezjen e duhanit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.