Stomatologjia publike furnizohet me 24 karrige moderne NULL NULL 05.12.2024 16:51 05.12.2024 16:51 Sot, stomatologjia moderne është furnizuar me 24 karrige moderne stomatologjike. Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një postimi në Facebook, raporton Klankosova.tv. “Shërbime të reja, metoda të avancuara dhe karrige moderne në stomatologjinë publike. Sot, stomatologjia u furnizua me 24 karrige moderne stomatologjike – kontigjentin e dytë pas pak kohësh, të pajisura me instrumente të integruara, të dizajnuara për rehati maksimale për pacientët dhe lehtësi pune për dentistë”. Vitia thotë se një vit më parë, në stomatologji u ofrua shërbimi i sedacionit inhalator – i vetmi në rajon. “Tri javë më parë, në stomatologji filloi trajtimi për zgjerimin rapid të nofullës së sipërme me ekspanderë fiks – Hirax, që shkurton kohën e trajtimit nga 2 vjet në vetëm 3 deri në 6 javë! Çdo ditë e më shumë, shëndetësia publike po transformohet me shërbime të reja, metoda të avancuara dhe pajisje bashkëkohore”, ka shkruar më tutje ministri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku në Obiliq: Përtej mllefit e frustrimit, populli i Kosovës kërkon, shpresë, ide, zgjidhje e ndryshim 33 minuta më parë
Kosova NATO, central me gaz dhe amnisti fiskale - Premtimet kryesore të Ramush Haradinajt (VIDEO) 2 orë më parë