Stoltenbergu pret nga Kurti dhe Vuçiqi bisedime konstruktive - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Stoltenbergu pret nga Kurti dhe Vuçiqi bisedime konstruktive

NULL NULL
18.03.2023 10:49

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur në lidhje me takimin e sotëm të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër.

Stoltenberg, me anë të një postimi në Twitter, ka shkruar se pret progres nga Kurti dhe Vuçiq, pasi sipas tij, ky është çelësi për të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit, njofton Klankosova.tv.

“Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në Ohër janë të rëndësishme dhe unë pres nga Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të bërë progres. Ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit. @NATO_KFOR vazhdon të punojë për një Kosovë stabile dhe paqësore”, ka shkruar Stoltenberg.