Stoltenberg: Sulmi i 24 shtatorit, dëshmi se konflikti mund të kthehet në Ballkanin Perëndimor NULL NULL 20.11.2023 16:30 20.11.2023 16:30 Sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg, ka deklaruar pas takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, se sulmi i 24-shtatorit ishte një shenjë që konfliktet mund të rikthehen në Ballkanin Perëndimor. “Ne kishim një diskutim të rendësishëm rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon. Në shtator ne pamë një sulm serioz në veri të Kosovës”, tha Stoltenberg. “Në maj ushtarët e KFOR-it u sulmuan. 93 ushtarë u lënduan rëndë dhe disa prej tyre edhe me rrezik për jetë”, tha i pari i NATO-s. Stoltenberg tha se aktet e tilla janë të papranueshme dhe se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë. Shefi i Aleancës Veriatlantike i mirëpriti propozimet e bëra rreth formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. “Ky do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe një paqeje të qëndrueshme”, tha shefi i NATO-s pas takimit me presidenten Vjosa Osmani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku për draft-statutin: Paraqet autonomi me rrugëtim potencial për federalizim 5 orë më parë