Stoltenberg shprehet i bindur që Polonia dhe Sllovakia do të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën NULL NULL 29.09.2023 23:04 29.09.2023 23:04 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur i bindur se Polonia dhe Sllovakia do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.. Polonia ishte parë deri vonë si një nga aleatët e Ukrainës në luftën e saj me Rusinë, por marrëdhëniet janë përkeqësuar që nga vendimi i Polonisë për të zgjatur ndalimin e importeve të grurit ukrainas, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. “Unë pres dhe kam besim se Ukraina dhe Polonia do të gjejnë një mënyrë për t’i trajtuar ato çështje pa ndikuar negativisht në mbështetjen ushtarake për Ukrainën”, është shprehur Stoltenberg. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Blinken: Hendek midis synimit të Izraelit për të mbrojtur civilët dhe realitetit 31 minuta më parë