Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Stoltenberg përshëndet vendimin e Turqisë për dërgesën e trupave shtesë në Kosovë

NULL NULL
04.06.2023 20:39
NATO Secretary General Jens Stoltenberg speaks during a press conference ahead of the alliance's Defence Ministers' meeting at the NATO headquarters in Brussels on March 15, 2022. (Photo by Kenzo TRIBOUILLARD / AFP)

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka përshëndetur vendimin e Turqisë për të sjell trupa shtesë në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s.

Kjo gjatë një adresimi për media, pas takimit të tij me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll, transmeton klankosova.tv.

Ai tregoi se ka zhvilluar një takim shumë produktiv me Erdoganin, me pjesëmarrjen e anëtarëve të qeverisë së tij të re, duke theksuar rëndësinë e Turqisë dhe kontributin e saj në NATO.

Tutje ai vuri në dukje furnizimin e njësive ushtarake të Turqisë për misionin paqeruajtës në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e madhe të këtij kontributi në një kohë të përshkallëzimit të tensioneve në veri.

Stoltenberg, shprehu tutje falënderimet e tij për Turqinë për dërgimin e trupave, duke treguar për kontributet e tjera të saj në Irak, Ukrainë dhe vende të tjera.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.