Stoltenberg: Pak e besueshme se s’pati koordinim me Rusinë për uljen e aeroplanit në Minsk - Klan Kosova

Stoltenberg: Pak e besueshme se s’pati koordinim me Rusinë për uljen e aeroplanit në Minsk

NULL NULL
12 months më parë

Gazetari bjellorus, Roman Protasevich, u ndalua të dielën në Misk, pas devijimit të detyruar të një fluturimi të Ryanair me destinacion në Lituani.

Arrestimi i tij ka nxitur reagimin e zyrtarëve të ndryshëm botërorë, lidhur me këtë ngjarje, u deklarua edhe sekretari i përgjithshëm i NATOS-s, Jens Stoltenberg, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv

Duke e cilësuar si një ‘’rrëmbim të sponsorizuar nga shteti’’, sipas tij, autoritet bjelloruse e organizuan këtë veprim në bashkëpunim me ato të të Rusisë.

“Ne i dimë marrëdhëniet shumë të ngushta në mes të Rusisë dhe Bjellorusisë, andaj është vështirë të besohet se regjimi në Minsk do të mund të bënte diçka pa një lloj koordinimi me Rusinë”, ka thënë Stoltenberg të enjtën.

Me këtë rast, aleanca veri-atlantike po kërkon lirimin e gazetarit në fjalë dhe partneres së tij, Sofia Sapiega.

Krahas NATO-S, lirimin e Protasevich, e kanë kërkuar edhe zyrtarë të Bashkimit Evropian, ndërkaq liderët opozitë bjellorusë kanë thënë se janë të shqetësuar për jetën e tyre.

Gazetari Roman Protasevich, është njëri prej bashkëthemeluesëve dhe ka qenë kryeredaktor i Nexta-Live, një kanal lajmesh në Bjellorusi.

Ai njihet për shkrimet e tij kundër politikave bjelloruse, konkretisht kundrejt presidentit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka.