Stoltenberg mirëpret vendimin e Turqisë për Suedinë dhe Finlandën NULL NULL 28.06.2022 21:55 28.06.2022 21:55 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur njoftimin që Turqia ka dhënë dritën jeshile ndaj aplikacioneve të Suedisë dhe Finlandës për t’u bërë anëtarë të aleancës veri-atlantike. Duke folur pas marrëveshjes së nënshkruar, shefi i NATO-s ka thënë se tri vendet kanë nënshkruar memorandum që “adreson shqetësimet e Turqisë, përfshirë ato për eksportin e armëve dhe luftimin kundër terrorizmit”, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.