Stoltenberg: Mirëpres progresin në dialogun Kosovë-Serbi, shpresoj në angazhim konstruktiv në javët në vazhdim - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Stoltenberg: Mirëpres progresin në dialogun Kosovë-Serbi, shpresoj në angazhim konstruktiv në javët në vazhdim

NULL NULL
07.03.2023 16:07
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se Shqipëria është aleat i çmueshëm me histori të gjatë të daljes ballë dhe në përkrahje të aleatëve të NATO-s dhe partnerëve të saj.

“Ne u pajtuam në rëndësinë e prezencës së NATO-s në regjion, përfshirë misionin paqësor të KFOR-it në Kosovë dhe zyrat tona në Sarajevë dhe Beograd”, tha ai, duke përmendur edhe procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

“Mirëpres progresin që është arritur në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Shpresoj për angazhime të mëtejshme konstruktive në javët e ardhshme.

NATO-ja mbetet fuqishëm e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor”, tha Stoltenberg.

“Keni kontribuar në forcat multinacionale në Letoni dhe Bullgari në ndihmë të pengimit të secilit agresion. Forcat e juaja shërbejnë në misionin paqësor të NATO-s në Kosovë dhe misionin tonë në Irak. Shqipëria luan rol të rëndësishëm në promovimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor, një regjion me rëndësi strategjike për NATO-n”, thotë Stoltenberg, shkruan Klankosova.tv.

Ai nënvizoi shumë nga kontributet e Shqipërisë si të fuqishme për Aleancën.

“Sigurisht, NATO-ja është e përkushtuar ndaj Shqipërisë. Aleatët qëndruan me ju gjatë sulmeve kibernetike në vitin e kaluar”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm tregoi se temë e diskutimit, pos agresionit rus në Ukrainë dhe vazhdimit të mbështetjes së Ukrainës, ishte edhe përkushtimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.