Stoltenberg: Bakhmuti së shpejti mund të bie në duart e rusëve NULL NULL 08.03.2023 23:47 08.03.2023 23:47 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se qyteti ukrainas Bakhmut, ku po luftojnë forcat ruse dhe ukrainase, së shpejti mund të bie në duart e rusëve, raporton Anadolu, transmeton Klan Kosova. Stoltenberg mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Bashkimit Evropian në Suedi. Ai në një deklaratë për gazetarët para takimit tha se javët e fundit ka pasur përleshje intensive në dhe rreth Bakhmut-it dhe se Rusia ka dislokuar më shumë ushtarë në këtë zonë. Kreu i NATO-s theksoi se forcat ruse kanë pësuar humbje të konsiderueshme. “Njëkohësisht, nuk mund të injorojmë se qyteti Bakhmut mund të bie në ditët në vijim. Duhet theksuar se kjo situatë nuk do të jetë një pikë kthese e luftës. Kjo na tregon se nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë. Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, tha Stoltenberg. Ai shtoi se aleatët e NATO-s vitin e kaluar i kanë dhënë Ukrainës 150 miliardë euro mbështetje ushtarake, financiare dhe ekonomike, nga të cilat 65 miliardë euro ishin mbështetje ushtarake.
Lajme Putin miraton propozimin për krijimin e qendrave për trajnimin ushtarak me Bjellorusinë 01/02/2023
Lajme Francë, 63 për qind e qytetarëve mendojnë se Macron “nuk është një president i mirë” 01/02/2023