Stoke e mposhtë Tottenhamin NULL NULL 09.05.2015 18:36 09.05.2015 18:36 Stoke city e ka mposhtur Tottenham Hotspurin me rezultat 3:0. Loja që u zhvillua në stadiumin “Britannia Stadium” në tërësi i takoi Stoke Cityt, kurse gjelat nga Londra dhanë shumë pak, gjë të cilën e tregon edhe rezultati. Golat në pjesën e parë i shënuan Charlie Adam në minutën ’21 dhe Steven Nzonzi në minutën e ’32. Puna për Stoke u lehtësua shumë në pjesën e dytë kur me karton të kuq u përjashtua nga loja Chiriches i Spurs. Mame Biram Diouf shënoi në minutën ’86, për t’i dhënë goditjen e fundit Tottenhamit në këtë takim. Tottenham deri vonë shpresonte për një vend në top katërshe që dërgon në Champions League, por me humbjen e sotme i vështirsoi punët edhe më shumë edhe për një vend në Europa League. Aktualisht Tottenham pozicionohet në vendin e gjashtë me 58 pikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.