Stojanoviq takon kryetarin e Novobërdës NULL NULL 11/11/2015 11/11/2015 Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq po viziton sot komunën e Novobërdës . Ai gjatë qëndrimit në Novobërdë është takuar me kryetarin e kësaj komune, Svetislav Ivanoviq. Pas këtij takimi, Stojanoviq do ta vizitojë një kishë në fshatin Boljevc të kësaj komune. Ai poashtu do të qëndrojë për vizitë edhe tek dy familje serbe që jetojnë në këto anë, njofton Klan Kosova.