Stoichkov: Xavi, i papërsëritshëm NULL NULL 21/05/2015 21/05/2015 Xavi Hernandez do të largohet pas një karriere të bujshme me katalanët drejt Arabisë Saudite. Shumë njohës, kolegë e miq e quajnë brilant mesfushorin spanjoll. Largimi i ‘gjeniut të mesfushës’, Xavi Hernandez, nga Barcelona ka bërë që të ketë reagime në mesin e kolegëve e ish kolegëve. Hristo Stoichkov, ish blaugran, e quan të papërsëritshëm spanjollin. “Nuk do të ketë tjetër si ai. Askush nuk do të mund të përsërisë të arriturat e tij në karrierë”. “Ikja e Xavit do të jetë pikëshënese e epokave: para Xavit dhe pas largimit të tij nga Barcelona”. Ndërsa, Ronald Koeman e krahason Xavin me Pep Guardiolën. “Kur unë isha trajner i tij tek Barcelona B, të gjithë e dinim se ai do ishte Guardiola i ekipit, se do të zinte vendin e tij pas largimit të Pep. Qysh në moshë të re ai është dalluar për talentin dhe aftësinë për të lexuar taktikat”.
Kosova Vërshime edhe në Fushë Kosovë, mbushet me ujë hyrja e varrezave të qytetit (VIDEO) 23 minuta më parë